1. Përmbajtja
  2. Navigimi
  3. Përmbajtje të tjera
  4. Metanavigimi
  5. Kërkoni
  6. Zgjidhni mes 30 gjuhëve

 
 
 

 

Lajme | 07.01.2009 | 16:00 UTC

Ndërpriten sulmet izrealite në Rripin e Gazës

Pas armëpushimit të parë disaorësh që prej fillimit të ofensivës izraelite luftimet në Rripin e Gazës kanë rinisur. Gjatë ndërprerjes treorëshe të luftimeve duhej mundësuar furnizimi i popullatës civile në Rripin e Gazës me ndihma humanitare dhe karburant. Izraeli la të kuptohet se armëpushimi mund të përsëritet. Organizatat e ndihmave dhe përfaqësuesit e BE-së, kishin paralajmëruar më parë për një gjendje shumë të rëndë në disa zona të Rripit të Gazës. Ushqimet për 1,5 milionë njerëz janë pakësuar tej mase, spitalet janë stërmbushur, ndërkohë që mungojnë edhe medikamentet. Që prej fillimit të ofensivës më 27 dhjetor janë vrarë më shumë se 600 vetë dhe janë plagosur gati 3.000 të tjerë. 

Lajme të tjera | 07.01.2009 | 16:00 UTC

Panorama e lajmeveTregoni të gjitha lajmetPrintoni



 
Fotografitë e ditës
ImageOfTheDay

DW-TV EUROPE live

Journal (deutsch) - Mit Tagesthema